Ka vdekur njëri nga personat që ishte lënduar rëndë në vetaksidentin që ndodhi të hënën te rrethrrotullimi në Prishtinë.
Lajmin për vdekjen e 17-vjeçarit që po trajtohej në repartin Intensiv, për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar drejtori i këtij reparti Shaqir Uka.
“Pacienti që është aksidentuar te rrethrrotullimi, te ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë pasojave të lëndimit dhe i njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, ka thënë Uka.
Nga ky aksident si pasojë kishin pësuar lëndime trupore tre persona.
Këtë për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen ‘Lakrishtë’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kishte thënë Ahmeti.
.