Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot (e hënë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre. Kjo është seanca e dytë pas një pushimi trejavor të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.
Ky dëshmitar ka dëshmuar edhe ditën e djeshme, i cili duke e komentuar një deklaratë të UÇK-së, të cilën e paraqiti prokurori i ZPS-së, ka thënë se në zonë të Llapushnikut nuk kishin simpati për LDK-së dhe për Ibrahim Rugovën, duke theksuar se, sipas tij, për komandën e UCK-së, Rugova ka qenë pengesë.
Ndërkaq Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se ndaj klientit të tij po tentohet të fabrikohen dëshmitarë.
Ai e ka përmendur një intervistë në mediumin Nacionale ku Ndue Gjini thoshte se i është kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë për të dëshmuar kundër Thaçit.