Për këtë gjellë mund të përdoren këto lloj peshqish, trofta, levreku, blini, krapi, qefulli, pëllumbi etj.
Për 6 persona:
- peshk 1.200g.
- 7-8 domate mesatare
- 10 patate mesatare
- vaj, 3/4 e filxhanit të çajit
- l filxhan çaji verë e bardhë
- l limon
- 4 lugë gjelle galetë
- 4-5 thelpinj hudhra
- l lugë gjelle majdanoz
- kripë e piper
Përgatitja:
Pastrohet peshku, pritet në racione (në dy copa për racion) vendoset në pjatë ose tavë dhe i hidhet pak kripë.
Merret tava e përshtatshme për peshq dhe lyhet me vaj. Ndërkohë pritet majdanozi hollë dhe hudhrat, shtohet galeta e bluar dhe përzihen këto së bashku në një pjatë.
Një pjesë e kësaj mase hidhet në tavën e lyer me vaj dhe mbi këtë shtresë, vendoset peshku.
Në një tas porcelani hidhet vaji, vera, lëngu i limonit dhe lëngu i domateve. Shtohet kripa, piperi dhe punohen me tel që të bëhet një masë e njëllojtë.
Domateve që kanë mbetur, u hiqet cipa (me ujë të valuar), priten në formë rrethi dhe vendosen mbi racionin e peshkut.
Hidhet mbi peshkun masa e përgatitur me vaj, verë, etj., spërkatet me pjesën tjetër të bukës së bluar dhe vendoset tava në furrë me nxehtësi mesatare për t’u pjekur 20-25 minuta.
Ndërkohë zihen patatet në ujë të valuar me kripë, pastrohen dhe shërbehen me peshkun, i cili pasi të piqet plotësisht vihet në pjatë sipas racioneve ose në pjatë duke i spërkatur patatet dhe peshkun me lëngun e vet.
Duhet patur parasysh që gjatë pjekjes të spërkatet me lëngun e vet.