Stili eksperimental i Dua Lipës ka çuar në disa momente mjaft zbuluese kohët e fundit.
Sipas një eksperte të modës, këngëtarja duket se është pak e “humbur” kur bëhet fjalë për zgjedhjet e saj të stilit – veçanërisht për pamjen pothuajse nudo që ka zgjedhur për premierën e filmit ‘’Barbie’’.
Ajo kishte veshur një fustan transparent në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles.
Dua ka publikuar nje fotografi në Instagram me temën e filmit “Barbie” me mbishkrimin: “Gjithçka që bëj është plazhi”.
Stilistja e famshme Tavia Sharp ka folur për The Sun se Dua Lipa definitivisht i ka ‘shtyrë limitet’ së fundmi.
Stili i saj me të vërtetë është bërë më i hapur për lëkurën, i ngushtë ndaj lëkurës dhe ajo po tregon trupin e saj. Ajo dëshiron të dallohet, të jetë ndryshe.