Abdixhiku fton Prokurorinë ta hetojë “mbështetjen politike” ndaj asamblistit Mujeci

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar Prokurorinë e Shtetit të hetojë rastin ku asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci dyshohet se është kapur me drogë në Shqipëri

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ftuar Prokurorinë e Shtetit të hetojë rastin ku asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci, dyshohet se është kapur me drogë në Shqipëri.

“Ftoj Prokurorinë e Shtetit të hetojë këtë rrjet; në veçanti njerëzit e përfshirë në këtë skemë dhe mbështetjen politike që kanë marrë në gjithë këtë proces”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai i ka siguruar qytetarët e Prishtinës “se bandat e tilla narkotike, s’do të kenë asnjëherë hapësirë në kryeqytet. Prishtina e para ka provuar mashtruesit, e para është liruar nga ta. Po punojmë, nëpërmjet ‘Rrugës së Re’ për përfundim të njëjtë në gjithë Kosovën”.

Tutje, i pari i LDK-së ka shtuar se muaj më parë, Lëvizja Vetëvendosje “kishte provuar me pazaret më të pabesueshme të mundshme, të përmbyste vullnetin e qytetarëve të Prishtinës, duke kapur ndërmarrjet publike të Kryeqytetit”.

Kreu i LDK-së ka thënë se ky veprim “kishte dështuar pa nisur mirë; ndonëse përballë na shpërfaqeshin grupet kriminale më të çuditshme”.

“Sot, teksa një asamblist i tyre është arrestuar me plot 11 mijë doza narkotikësh në vlerë prej gjysmë milioni euro; si pjesë e një rrjeti që me linjat e autobusëve Prishtinë – Tiranë bartnin narkotikë në vazhdimësi; nuk ka se si të mos rikujtojmë insistimin e opozitës së kryeqytetit, Lëvizjes Vetëvendosje, për ta vendosur të njëjtin asamblist – pikërisht këtë pra – si aksionar në këtë Stacion. Jo Termokos, Prishtina Parking, NPB, Pallat të Rinisë apo dhe secilën ndërmarrje tjetër në kryeqytet, por vetëm në Stacion; aty ku linjat e autobusëve niseshin për çdo ditë. Pazaret e tilla duket se kanë pasur një qëllim më të thellë. Prandaj dhe grupet, prandaj dhe nisma, prandaj dhe insistimi atëherë”, ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur nisur procedurë disiplinore ndaj asamblistit Besnik Mujeci, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme në Shqipëri, ku Policia atje ka thënë se Mujeci bashkë me katër persona tjerë janë kapur me substanca narkotike.

Sekretari për media dhe komunikim i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë për Dukagjinin se sapo të mbajnë mbledhjen do të marrin një vendim ndaj asamblistit.

Lexo dhe: VV-ja nis procedurë disiplinore ndaj asamblistit Mujeci, i cili dyshohet se u kap me drogë në Shqipëri

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore, me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka pohuar ai.

Në një prononcim për Portalin Dukagjini, Egzon Azemi nga VV ka thënë se nëse kjo gjë vërtetohet, Mujeci do të përjashtohet menjëherë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo dhe: Azemi i VV-së: Do ta përjashtojmë Besnik Mujecin nëse konfirmohet se është arrestuar për drogë në Shqipëri

“Nuk e kemi konfirmuar ende, e kam parë këtë emër që po qarkullon në portale, por nuk e di a është i njëjti, nuk munda ta kontaktoj Besnikun, do të tentojmë të kontaktojmë dhe ta kuptojmë për cfarë bëhet fjalë. Ende s’e kemi verifikuar a është… Nëse është i vërtetë lajmi, hapi i parë që do të bëjmë është ta përjashtojmë direkt nëse konfirmohet nëse është i arrestuar për këtë arsye”, ka thënë ai.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona në Shqipëri nën dyshimet për transportim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ata kanë bërë të ditur se të arrestuarit transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe.

Për një nga të arrestuarit është raportuar se është asamblist i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci.

Të arrestuarve u janë konfiskuar 10 mijë doza të drogës ekstazi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika