Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procedurë disiplinore ndaj asamblistit Besnik Mujeci, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme në Shqipëri.
Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.
Sekretari për media dhe komunikim i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, tha për RTV Dukagjinin se sapo të mbajnë mbledhjen do të marrin një vendim ndaj asamblistit.
“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore, me ç’rast Komisioni Disiplinor i LVV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka pohuar ai.
Ndryshe, Policia e Shtetit në Tiranë ka arrestuar sot pesë persona për trafikim me lëndë narkotike, ndërkaq në mesin e të arrestuarve dyshohet të jetë edhe Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje.