Në rajonin e Pejës, brenda tri ditëve në teren, janë realizuar disa kontrolle policore, ku nga këto aksione janë arrestuar 7 persona, si dhe janë sekuestruar armë e municon, transmeton Portali Dukagjini.
Si rezultat i angazhimeve të shtuara policore në teren, nga data 8 gusht 2023 e deri më sot janë realizuar:
- 170 patrulla policore
- 144 pika tё kontrollit tё automjeteve
- 792 vetura të kontrolluara
- 679 persona të legjitimuar
- 19 lokale tё ndryshme
- 17 pika kontrolli me radar dhe alkool test
- 7 persona të arrestuar
- 17 copё municion
- 4 armë. të sekuestruara
Angazhimet policore që burojnë nga plani operativ “Goditja” vazhdojnë të mbeten prioritet i ditëve ne vijim.
Ndër të tjera, policia i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri të tjera të ndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë.