PDK: Narkotrafikanti Mujeci e mori drogën në Serbi për ta shitur në Shqipëri

Sipas informatave të policisë së Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri përmes autobusëve. Arrestimi i asamblistit të LVV-së, aksionarit të ndërmarrjes stacioni i autobusëve ngre dyshimin e bazuar se caktimi i tij në këtë pozitë të lartë nuk ka qenë aspak i rastësishëm, ka thënë Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, pas arrestimit në Tiranë të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, ka thënë se ky i fundit e ka marrë drogën në Serbi dhe ka sjellë në Kosovë e më pas e ka dërguar në Shqipëri.

Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese kush e përfaqëson sot votën e qytetarëve të Prishtinës nga LVV. Sipas informatave të policisë së Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri përmes autobusëve. Arrestimi i asamblistit të LVV-së, aksionarit të ndërmarrjes stacioni i autobusëve ngre dyshimin e bazuar se caktimi i tij në këtë pozitë të lartë nuk ka qenë aspak i rastësishëm. Në të njëjtën kohë, i arrestuari është mik i afërt i shefit të grupit të asamblistëve të Prishtinës, Gëzim Sveçla, i cili është djali i axhit të ministrit Xhelal Sveçla”.

“Ky lloj i drogës i shpërndarë nga Besnik Mujeci prejardhjen e ka në Serbi. E kanë marrë drogën në Serbi dhe e kanë sjellë në Kosovë për ta dërguar në Shqipëri. PDK-ja kërkon urgjentisht që të nisin hetimet e menjëhershme për aferën ‘Droga’, në të cilën, është përfshirë asamblisti i LVV-së. Ne dyshojmë që ai mund të mos jetë i vetmi i përfshirë në këtë aferë”, u shpreh Retkoceri.

PDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Mujecit nga pozita e tij.

“Ku e mori këtë sasi të madhe të drogës? Sa deri më sot ai ka shfrytëzuar kanalet zyrtare dhe pozitën institucionale për të kontrabanduar drogë në Shqipëri a është Shqipëria vendi i vetëm? A ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë? Pse nuk është arrestuar deri më sot në Kosovë? Ne kërkojmë dorëheqjen e tij, i cili ka tradhtuar besimin qytetar dhe obligimin zyrtar”.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika