Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetetarëve që të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare, duke përfshirë edhe ato me Serbin,ë me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata.
Me anë të një njoftimi për media, nga policia kanë deklaruar se disa nga pikat që mund të shfrytëzohen nga qytetarët janë ajo e Jarinjes, Bernjakut, Muqibabës dhe Mutivodës.
“Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të lehtësimit dhe ikjes së pritjeve të gjata, Policia e Kosovës njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve”, thuhet në njoftim.
Kalimet nga pikat kufitare të Kosovës janë karakterizuar me pritje të gjata, njëherit edhe me kolona.