Mazreku: 138 mijë vetura janë regjistruar në sistemin tonë të cilat kanë marrë polisë sigurimi

Sami Mazreku, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka bërë të ditur se rreth 500 mijë vetura me targa vendore në total qarkullojnë në Kosovë, por kur i shtohen edhe 250 mijë të tjera afërsisht që vijnë për pushime, me të vërtet krijohet nje fluks i madh kolonash

Sami Mazreku

I ftuar në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Sami Mazreku, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka theksuar se muajt korrik dhe gusht janë muajt më të ngarkuar të vitit, duke përmendur edhe fundin e vitit kur bashkëatdhetarët vijnë në pushime.

“Nëse flasim me numra, muaji korrik ka qenë shumë më i madh se vitin e kaluar, për dallim për aryse se e dini se ka pasur edhe ndryshime nga ana e bashkëatdhetarëve, një kohë kanë pasur edhe frikë të kalojnë kah Serbia, që i bie që e kanë ndërruar rutinën e ardhjes në Kosovë”, ka thënë Mazreku.

Tutje ai ka theksuar se “vetëm në korrik janë diku rreth 138.000 vetura dhe kategori tjera që janë regjistruar në sistemin tonë të cilat kanë marrë polisë sigurimi”.

Mazreku ka bërë të ditur se në trafik është një ngarkesë shumë e madhe, pasi që në Kosovë llogariten të jenë “rreth 500.000 vetura me targa vendore në total, kur i shtohen edhe 250.000 të tjera afërsishtë që vijnë për pushime, atëher me të vërtet krijohet një fluks i madh”.

“BKS-ja nuk është arsyeja pse krijohen kolona në kufi, por është arsyeja e kohës, është vera dhe gjithkund ka kolona. Gjithkund në botë nuk mundesh me lëviz pa sigurim, tjetër është që ne në Kosovë i kemi plotësuar të gjitha kushtet teknike që i kemi si detyrë, si BKS, ende kemi probleme tjera që po lidhen me aspketin politik, që ka të bëjë me OKB-në, mos-anëtarsimi i Kosvës në Këshillin e Byrove”, vijon ai.

“Çështja e kartonit të gjelbërt është përmendur shumë, mirëpo asnjëher nuk është folur për cilat veprime ne i kemi marrë apo duhet t’i marrim që të vijmë deri tek një nivel që Këshilli i Byrove me të vërtet më thënë që ju jeni gati. Njëher e kemi bërë një skanim të BKS-së, kemi pa që njëri prej problemeve është edhe numri i lartë i automjeteve të paregjistruara. E dini që ndër vite është përmendur edhe projekti i stikerave nga Ministria e Infrastrukturës që nga viti 2014-2015, mirëpo asnjëher nuk ka ndodhur në praktikë, duke parë që edhe herën e fundit dështoj si projekt për arsye të cilat nuk dua ti komentojë, ne si BKS, duke ditur që kemi barrën më të madhe nga kjo dukuri, që paguajmë miliona euro dëme me mjete të kapitalit privat, atëher ne kemi marrë një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Qendrore, Ministrinë e Infrastrukturës… që ky projekt të financohet nga sektori i sigurimeve. Më 15 mars të këtij viti është bërë një vit nga implementimi i këtij projekti i cili ka rezultuar me sukses”, ka potencuar Mazreku.

Sa i përket raportimeve për sigurinë kibernetike të të dhënave të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ai ka hedhur poshtë të gjitha ato spekulime, pasi që sipas tij “aty ku ruhen të dhënat e Pentagonit, ruhen edhe të dhënat e sektorit të sigurimeve”.

“Ka qenë tentativë me pas qasje, mirëpo jo, kjo ka ndodhur në kohën kur ka pasur sulme edhe në institucione tjera. Mirëpo, e kemi kaluar me sukses, ajo që ka mundur me ndodhë ka qenë vetëm një ngarkesë”, ka përfunduar Mazreku.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika