Dedikim nga perandori Justinian, zbulimi i dekadës në”Ulpianë”

Si një prej zbulimeve më të rëndësishme të viteve të fundit po vlerësohet zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë, ku shkruhet emri i perandorit Justinian dhe emri Dardania. Arkeologët që erdhën deri tek zbulim, kanë treguar për rëndësinë e tij por edhe punën që është duke vazhduar në parkun arkeologjik të Ulpianës

Tash e dy vite në këtë lokalitet që është pjesë e Parkut arkeologjik të Ulpianës, po gërmohet për gjetjen e monumenteve, për të nxjerrë kështu në dritë copëza të historisë nga shekuj më parë.

Gjatë së hënës aty u zbulua një mbishkrim që po konsiderohet si ndër zbulimet më të mëdha, nga periudha e perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm.

Arkeologu Milot Berisha, tek tregon se është zbulimi më i rëndësishëm i viteve të fundit, ndërsa shton se leximi i tërë shkrimit pritet të bëhet deri në tetor.

“Dhe në kuadër të këtyre gërmimeve në pjesën kryesore qendrore në hapsirën e kishës paleokristiane është zbuluar një mozaik i dyshemes me motive të ndryshme cofshin ato edhe me shpezë të ndryshme por edhe me motive gjeometrike, floreale etj, ndoshta reraliteti i këtij zbulimi do të ishte të theksohej mbishkrimi epigrafik ku tekstualisht në gjuhën latine përmendet emri i perandori Justiniani i madh, që ishte Dardan me origjinë bashkëshortës së tij Teodorës, për ndërtimin e një qyteti në Dardani.”, ka deklaruar avokati, Milot Berisha.

Pjesë e gërmimeve është edhe profesori francez, Christophe Goddard i cili thotë se është e mrekullueshme ajo çka është zbuluar në këtë vend.

“Për herë të parë kemi një dedikim, në gjuhën latine nga Perandori Justinian dhe gruaja e tij Teeodora, jo vetëm për kishat, por edhe për qytetin. Dardania nuk është surprizë pasi ka shumë prova se ndodhemi në Dardani. Çka ishte befasi për neve është dedikimi që është shkruar në atë mënyrë që tregon jo vetëm se Perandori Justinian ishte nga ky rajon dhe kishte përkushtim, por dëshmon edhe shkrimet e shërbëtorit të tij që tregon se kur Ulpiana u dëmtua nga tërmeti dhe vërshimet, u rindërtua nga perandori dhe e emëroi Justiniana Secunda.”, ka deklaruar Christophe Goddard, arkeolog.

Për këtë zbulim, ministri i Kulturës Hajrullah Ceku në emisionin “Debat Plus” ka thënë se është një zbulim që ka munguar dhe se kjo formëson historinë.

“Është ndoshta dëshmia më e fuqishme e cila na ka munguar në formë të shkruar dhe mënyrë aq të qartë, aq decidive që e dëshmonë vazhdimsinë edhe territoriale edhe të popullsisë në këto troje, në këtë zonë.”, ka deklaruar Hajrullah Ceku, Ministër i Kulturës.

E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, kanë thënë se zbulimi i një mbishkrimi të tillë në Ulpianë, dëshmon lidhjen e perandorit Justinan me Dardaninë dhe zbulimet paraqesin evidencë të rëndësishme për historinë e Dardanisë.

Parku Arkeologjik i Ulpianës, ndodhet në afërsi të Graqanicës dhe tash e 7 vite është shpallur Park Arkeologjik.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika