Është arrestuar i dyshuari E.A pas një kontrolle në shtëpinë e tij me ç’rast, i janë gjetur dhe konfiskuar 59 kilogram marihuana.
Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka njoftuar se përpos substancës së lartëcekur, të dyshuarit i janë gjetur edhe sende të tjera.
“Pas hetimeve paraprake dhe veprimeve të ndryshme policore, sot më 15.08.2023, rreth orës 16:20, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Mitrovicë Jugu, të asistuar nga njësi tjera policore (DHTNj, NjRSH, zyrtarë policorë nga SP Skenderaj) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajit, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit: E.A., (viti I lindjes 1995, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 (pesëdhjetë e nëntë) kilogram e 973 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon”, thuhet në komunikatë.
I njëjti është ndaluar për 48 orë mbajtjeje.
“I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit shkon në ndalim policor deri në 48 orë”, thuhet në komunikatë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Vajnik të Skenderajit.