Një grua raporton se një person e dhunoi, ndërsa një tjetër e sulmoi seksualisht

Një grua në Gjakovë ka raportuar në polici se është dhunuar nga një burrë dhe është sulmuar seksualisht nga një person tjetër

Policia e Kosovës

Një grua ka raportuar në Polici në Gjakovë se është dhunuar nga një burrë dhe është sulmuar seksualisht nga një tjetër.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rastet janë të ndara dhe kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore.

I dyshuari për sulm seksual thuhet se është arrestuar, ndërkaq i dyshuari për dhunim thuhet se është në kërkim policor dhe është jashtë vendit.

Viktima është dërguar për kontroll mjekësor, ndërsa rasti nën hetime.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat e lartcekura nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, ku si rrjedhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika