Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një shpërthim që tronditi qytetin e vogël të San Cristóbal, në Republikën Domenikane, të hënën e 14 gushtit.
Zyrtarët thanë se kanë identifikuar eshtrat e 10 të rriturve dhe një foshnje katërmuajshe, por paralajmëruan se “ka ende shumë kufoma” që mund të gjenden.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin në zonën tregtare të qytetit.
Tymi nga shpërthimi dhe zjarret që ai ndezi mund të shiheshin duke u përhapur mbi qytet për shumë orë më pas.
Gjithashtu, dhjetë persona janë ende të zhdukur.
“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për t’i gjetur ata”, ka thënë presidenti, Luis Abinader, i cili vizitoi vendin e shpërthimit të martën.
Dhjetëra persona u plagosën dhe shumë prej tyre mbetën në spital.
Qindra zjarrfikës janë ende duke u përpjekur për të shuar flakët në katër nga nëntë ndërtesat të cilat morën flakë.
Shkaku i saktë i shpërthimit nuk është përcaktuar ende, ndërsa ndërtesat e shkatërruara janë një dyqan elektronikë, një klinikë veterinare dhe një fabrikë plastike.