Murati: Pensionistët pa 15 vjet stazh, të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv

Pensionistët të cilët për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vjet stazh, do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të gjithë pensionistët të cilët për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta nuk kanë arritur t’i plotësojnë 15 vjet stazh, do të kenë mundësinë që të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontributiv.

Kjo, nëse i plotësojnë kriteret ligjore sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga Kuvendi.

Sipas Muratit, pensionistët duhet që brenda këtij muaji të regjistrohen në një formular online, e pastaj ata do të ftohen më radhë nga zyrat e pensionistëve për paraqitje të aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive.

“Para se të fillojë zbatimi i skemës së re, ftohen të gjithë pensionistët të regjistrohen në formularin më poshtë deri në fund të muajit gusht, ashtu që zyrat e pensioneve pastaj t’i ftojnë sipas radhës për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve”, ka shkruar Murati.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika