Një muaj paraburgim i është caktuar Tush Frrokut, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelës në një lokal në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Frroku dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” ,”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shtrëngimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.
Tush Frroku dyshohet që me datën shtatë gusht të këtij viti e ka privuar nga jeta vëllain e gruas së tij, Anton Prelën.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të Klinës, ku i dyshuari kishte hyrë dhe kishte gjuajtur disa herë në drejtim të viktimës, duke e lënë të vdekur.
Pas vrasjes, Frrokaj ishte në arrati deri në ditën e djeshme ku edhe u vetëdorëzua në Polici.