Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ndërmarrjen “Pastrimi” në Prishtinë, me anë të së cilit i janë dhënë në shfrytëzim tri kamioneta për bartjen e mbeturinave.
“Sot, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me z.Petrit Reçica – kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Pastrimi, përmes së cilit, i dhamë në shfrytëzim 3 kamioneta, të cilat do t’i ndihmojnë kësaj kompanie për bartjen e mbeturinave”, ka shkruar Osmani.
Tutje, ai theksoi se e ka prioritet bashkëpunimin për ta mbajtur të pastër kryeqytetin.