Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka deklaruar se plani zhvillimor komunal nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës po trajtohet si i pandryshueshëm, interpretim ky i cili është i gabuar.
Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Aliu ka deklaruar se një plan i tillë shërben si orientim dhe për rrjedhojë mbetet më se i plotësueshëm. Sipas tij, brenda Ministrisë së lartcekur mbeten dy grupe në kundërshtim me njëra tjetrën
“Ministria e Mjedisit ka vetë dilemma dhe gabimi më i madh është interpretimi i ligjit për planifikim hapsinor. Në vetë Ministrinë janë të ndara dy grupe në kuadër të insitutcionit që kanë mendime të ndryshme, posaqërisht për planin zhvillimor komunal. Është shumë sakt e shpjeguar që si dokument është strategjik dhe çkado që futet në këtë strategji nuk është e saktë, nuk është me kufinj. Shkruan diku se mund të plotësohet ligji…Ministriar e Mjedisit ka qenë kategorike në një intepretim që është më i gabueshmi dhe e ka marrë në qafë krejt Kosovën, jo vetëm fushën e energjisë, por edhe të ndërtimeve.”, ka deklaruar Aliu. “Gabojnë rëndë kur e kërkojnë se a ka në plan hapsirë të destinuar për energji elektrike. Është e gabuar. Strategjia shkruhet me tekst…këta e interpretojnë të pandryshueshëm”.
Aliu thekson se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta trajtojë në mënyrë serioze problemin e energjisë.
Afrim Syla nga Kompania “Elen” ka deklaruar se pritja për të marrë një pëlqim mbi realizimin e një parku solar në rrethinë të komunës së Shtimes po vazhdon me muaj të tërë. Atij i është thënë se mungesa e planit zhvillimor të planit të komunës së Shtimes, e pamundëson procesin e investimin në energji solare.
Për më shumë, kliko në linkun e mëposhtëm.