Suedia konfirmon aplikimin për anëtarësim në NATO

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, përmes një konference për media ka konfirmuar se do të aplikojnë në NATO

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka konfirmuar se do të aplikojnë në NATO.

Ajo, përmes një konference për media ka thënë se është e sigurt që do të ketë mbështetje edhe nga populli për këtë vendim.

Sipas saj, data nuk dihet se kur do të dorëzohet aplikacioni, por ka shtuar se do të aplikojnë bashkë me Finlandën.

Andersson ka thënë se nuk sheh ndonjë kërcënim direkt nga dikush për vendin.

“Ne presim që anëtarësimi të mos marrë më shumë se një vit kohë”, ka thënë ajo, shkruan BBC.

Lideri i opozitës së Suedisë ka thënë se edhe ai e mbështetë vendimin për anëtarësim në NATO.

“Ky është vendim historik”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Suedia dhe Finlanda kanë rënë dakord që të paraqesin aplikime të njëkohshme për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fillim të muajit të ardhshëm.

Të dy vendet janë zyrtarisht të paangazhuara ushtarakisht, por u bënë partnerë të NATO-s, duke marrë pjesë në stërvitje dhe duke shkëmbyer informacione, pasi braktisën qëndrimin e tyre të mëparshëm të neutralitetit të rreptë, kur u bashkuan me BE-në në vitin 1995 pas përfundimit të ‘Luftës së Ftohtë’.

Të dy shtetet kanë qenë të paangazhuara që nga Lufta e Dytë Botërore, pavarësisht se kanë forca të vogla ushtarake, në krahasim me Rusinë.

Suedia nuk ka bërë luftë qe 200 vjet dhe politika e jashtme e pasluftës është fokusuar në mbështetjen e demokracisë në nivel ndërkombëtar, dialogun shumëpalësh dhe çarmatimin bërthamor.

Andersson: Siguria e vendit plotësohet nga anëtarësimi në NATO

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika