Kryetari i FFK-së ka udhëtuar në Australi të enjten e 17 gushtit, me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino për dy arsye: për të ndjekur ndeshjen finale të Kupës së Botës për femra, Spanjë-Angli si dhe për të marrë pjesë në Konventën e FIFA-s.
“Botërori në Zelandë dhe Australi solli lojëra tejet cilësore e emocionuese dhe interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve, duke dëshmuar rritjen e madhe që ka bërë viteve të fundit futbolli i femrave”, ka shkruar Ademi në rrjetin social “Facebook”.
Ademi poashtu ka bërë thirrje për të ndjekur finalen e botërorin e cila zhvillohet të dielën, e cila fillon në orën 12:00, sipas kohës lokale në Kosovë.
.