Zemaj: Mbi një mijë punëtorë shëndetësorë s’janë paguar për dy muajt e fundit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se mbi 1 mijë profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, ende nuk kanë marrë pagat e muajve mars dhe prill edhe pse jemi në mes të muajit maj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë mbi një mijë punëtorë shëndetësorë të cilët ende nuk janë paguar për muajt mars dhe prill.

Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa të njëjtit i ka konsideruar si “heronjë”, ka thënë se ata po vazhdojnë të injorohen nga Qeveria e Kosovës dhe ministria e Shëndetësisë.

“Mbi një mijë profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, ende nuk kanë marrë pagat e muajve mars dhe prill edhe pse jemi në mes të muajit maj. Përkundër faktit që gjithsecili punon me përkushtim dhe zell dhe pa asnjë benefit dhe ditë pushimi, vazhdojnë të injorohen nga shteti që nënkupton Qeveria dhe MSH”, ka shkruar Zemaj.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të mësuar arsyen e mospagesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, “ende nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare”.

Infermierët e Kosovës në protestën e tyre në kohën e pandemisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se të njëjtën çështje e ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e angazhuar në SHSKUK.

“Për të diskutuar për këtë çështje, sot, si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, kam takuar disa nga përfaqësuesit e stafit të angazhuar si në ShSKUK po ashtu edhe në vaksinim”, shtoi ai.

“’Heronjtë e ditëve tona’, kanë nevojë për pagë, mirëqenie dhe respekt, fundja, është detyrim ligjor që të jepet paga për punën e kryer”, është shprehur Zemaj.

May be an image of 7 people and people standing

Ndryshe, në kohën kur Kosova përballej me një fluks të lartë të infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e virusit COVId-19, ministria e Shëndetësisë (MSH) kishte marrë vendim që t’i rekrutojë si staf mbështetës rreth 840 infermierë, me qëllim që “lufta” ndaj këtij virusi të ishte më e lehtë.

Thirrjes për aplikim iu përgjigjën menjëherë mijëra infermierë nga i gjithë vendi, të cilët siç edhe thuhej nga vetë zyrtarët e MSH-së, filluan të punonin në “vijën e parë të frontit”, në qendra të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës.

Ilustrim

Tash kur rastet e vdekjes dhe infektimeve kanë rënë, kjo kategori nuk po vlerësohet si duhet. Stafi mbështetës i infermierëve, që kanë ende kontrata të vlefshme, të cilat u skadojnë më 15 e qershor të këtij viti, ka gati dy muaj që nuk po marrin pagë edhe pse një gjë e tillë u takon nga kontratat e tyre valide.

Pos kësaj, edhe pse konsiderohen punëtorë të një institucioni publik, ata nuk e kanë marrë as shtesën e 100 eurove që është paraparë të ndahet nga Qeveria e Kosovës, për të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Stafi mbështetës i infermierëve gati 2 muaj pa paga, nuk u jepen as 100 eurot e Qeverisë

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika