Dragica Bozhaniq, dëshmitarja e radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po dëshmon pa masa mbrojtëse në seancë publike.
Bozhaniq kishte jetuar në Rahovec, në Zoqisht gjatë luftës.
Dëshmitarja serbe e ka pranuar se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane ishin armatosur nga Serbia.
Kjo, pasi, Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, e ka pyetur teksa e ka përballur edhe me disa deklarata të kaluara.
Ai e ka pyetur për armatimin që kishin serbët e asaj zone dhe a e kishin marrë nga forcat serbe.
Dëshmitarja serbe e ka pranuar se para sulmit nga pjesëtarët e UÇK-së, serbët civilë të asaj ane ishin armatosur nga Serbia.
Bozhaniq e ka pohuar faktin se serbët në fshatin e saj, Zoqisht, ishin të armatosur.
“Kur filluan të shtënat ju e kuptuat që serbët kishin armë më vete?”, pyeti Kehoe, ndërkaq përgjigja e Bozhaniq ishte “Po”.
Ajo madje ka thënë se serbët civilë kishin edhe jelekë ushtarakë me vete.
Ndryshe, Krasniqi dhe Thaçi janë duke e përcjellë seancën përmes videolidhjes, ndërsa Selimi dhe Veseli janë të pranishëm në sallë.
Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi, derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që u vihen barrë.
Më 4 prill, mbrojtja e Thaçit, e Veselit dhe e Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse, derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.
Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.
Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.
Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë, i cili përfundoi dëshminë më 23 maj, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e shtatë.
Kurse, më 12 qershor ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i tetë, i cili përfundoi dëshminë e tij më 14 qershor, ndërkaq më 15 qershor ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të nëntë.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.