Zëvendësministrja Liza Gashi dënohet me 500 euro gjobë për deklarim të pasurisë me vonesë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, është dënuar me 500 euro gjobë, pasi është shpallur fajtore se ka deklaruar me vonesë pasurinë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, është dënuar me 500 euro gjobë, pasi është shpallur fajtore se ka deklaruar me vonesë pasurinë.

Aktgjykimi është shpallur më 5 dhjetor 2022, derisa aktakuza ishte ngritur më 15 qershor 2022.

Gjykata Themelore me rastin e dënimit me gjobë ndaj zëvendësministres Gashi ka shqiptuar urdhër ndëshkimor gjithnjë sipas kërkesë së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Fillimisht, gjykata më 15 qershor të 2022 ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Gashit për veprën penale “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

E akuzuara Gashi në cilësinë e zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, edhe pse ka qenë e njoftuar përmes vendimit për emërim nga kryeministri Kurti si dhe nga zyrtarja kontraktuese brenda ministrisë, e njëjta deklarimin e pasurisë e ka bërë me vonesë.

Gjykatësi Eroll Gashi, pasi ka shqyrtuar aktakuzën dhe shkresat e lëndës, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimor.

Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit me gjobë ka marrë parasysh shkallën e përgjegjësisë penale, intensitetin e rrezikimit apo të dëmtimit të vlerës së mbrojtur.

Gjykata, po ashtu, ka sqaruar në vendimin e saj se dënimi i shqiptuar me gjobë prej 500 eurosh ndaj Gashit, është vendim meritor dhe vendim përmes të cilit do të parandalojë të akuzuarën Gashi që të kryejë vepra të tjera penale në të ardhmen.

Ndaj këtij urdhri ndëshkimor, sipas vendimit, të akuzuarës Gashit i lejohet e drejta që të paraqesë kundërshtim me shkrim ose me gojë në afat prej 8 ditësh.

Ndryshe “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar se me 15 qershor të 2022 Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres Gashi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të KPRK-së”.

Për mosdeklarim të pasurisë ishte dënuar edhe ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rozeta Hajdari, me 700 euro gjobë më 29 dhjetor 2022./Betimi për social

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika