Në Komisionin e Ligjeve nuk kishte shkuar asnjë kandidatura, për t’u vlerësuar. Pa marrë parasysh përpjekjet e negociatave për zgjedhjen e një emiri konsensual, nuk është arritur të gjendet një i tillë.
Sipas Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, përgjegjësia i takon socialistëve.
“Ky dështim është mbi supet tuaja”, kishte thënë Alibeaj në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.
Ndërkohë, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, kishte bërë me dije se “këtu jemi në një proces parlamentar dhe mazhoranca ua ka dhënë mundësinë”.
Për këtë temë kishte folur edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, i cili ka thënë se i qëndron idesë së tij për të dalë me një emër të përbashkët nga fronti opozitar.
“Duhet të gjejmë një emër të përbashkët”, kishte theksuar Mediu.
Emiri i Presidentit të vendit duhet të jetë rruga drejt stabilitetit institucional, ka vlerësuar Oerd Bylykbashi.
“Është proces politik që duhet të burojë nga vota. Një emër i pranueshëm për të gjithë na bën të futemi në një trajektore stabiliteti”, ka thënë Bylykbashi.
Për zgjedhjen e Presidentit në tre votimet e para kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, që imponon konsensus me opozitën.
Dy raundet e fundit kërkojnë shumicë të thjeshtë me 71 vota, që i jep mundësinë mazhorancës socialiste të votojë sipas dëshirës.