Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit, të cilit në mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës ia ka bastisur pronën dhe një biznes, ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm.
Në një deklaratë para mediave, Halimi ka thënë se “ka prova të mjaftueshme për pafajësinë e klientit të tij” duke shtuar se nuk ka ndonjë fletarrest për të.
“Kemi prova te mjaftueshme për pafajësinë e klientit tim. Do të njoftohet opinioni për të gjitha, është i lirë, nuk ka fletarrest për të. Do të ftohet në polici se kemi kërkuar që të ftohet nga organet e drejtësisë. Ai ka qenë brenda në banesë gjatë kohës së bastisjes”, ka thënë Halimi.
Ndryshe, Policia e Kosovës në mëngjesin e së premtes ka bastisur banesën e Ridvan Muharremit.
Aksioni ka nisur në orën 6:00 të mëngjesit, derisa fillimisht është bastisur biznesi i Muharremit, që është një restorant pak afër shtëpisë së tij.
Dyshimet për “aferën e vajit”, policia bastis pronën e Ridvan Muharremit