Shqipëria pas përfundimit si kryesues e Nismës Adriatiko – Joniane/EUSAIR, stafetën ia ka kaluar Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH).
Pranim-dorëzimi është bërë gjatë Forumit të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ)/ Strategjia e Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), i cili do të zgjasë deri më 18 maj 2022.
Ndërsa pjesë e këtij forumi do të jenë mbi qindra përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe 10 vende të rajonit. Mbajtja e këtij forumi në Tiranë shënon ngjarjen kulmore të Presidencës shqiptare, 1 qershori 2021 – 31 maj 2022.
Në këtë Forum kishin marrë pjesë delegacionet nga 10 vendet anëtare të NAJ/EUSAIR, si dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, Sekretariati i NAJ, Universitetet, Dhomat e Tregtisë, shoqëria civile, organizata rinore, etj.
Ndërsa Zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino Në Fjalën e hapjes, në emër të Presidencës shqiptare theksoi se ky aktivitet konfirmon edhe një herë rolin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.
Anëtarësimi i San Marinos, në EUSAIR, është përshëndetur nga Presidenca e Shqipërisë.
Rezultatet konkrete gjatë Presidencës shqiptare u arritën nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të përcaktuara në kalendarin e Presidencës, të cilat përfshijnë organizimin e konferencave, panaireve, tryezave të rrumbullakëta, si dhe takimeve në kuadër të sektorëve të mbështetur nga Strategjia EUSAIR, aktivitete të cilat përfshinë Parlamentet e rajonit, rininë, universitetet, dhomat e tregtisë, shoqëria civile, etj.
Më 19-20 maj të vitit 2000 ishte themeluar Nisma Adriatiko-Joniane (NAJ). Konferencën për Zhvillimin dhe Sigurinë e detit Adriatik dhe Jon, mbajtur në Ankona (Itali).