MINT paralajmëron konferencë për media për ngjarjet e fundit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar mediat se gjatë ditës së sotme ministrja Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë ku do t’i informojë mediat dhe gazetarët për ngjarjet e fundit në MINT

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar mediat se gjatë ditës së sotme ministrja Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë ku do t’i informojë mediat dhe gazetarët për ngjarjet e fundit në MINT.

Konferenca mbahet në orën 18:00, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar në lidhje me arrestimin e tre personave në lidhje me dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore, ndër ta edhe dy zyrtarë të ministrisë.

Në reagimin e ministrisë thuhet se e mirëpresin “çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore”, derisa shtojnë se janë të bindur që furnizimet dhe rezervat shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk ka ndodhur asnjë dëm me to.

Sipas tyre, në muajt e fundit ka pasur përpjekje për ta keqinformuar publikun, të cilat keqinformime sipas Ministrisë janë nxitur nga palë të ndryshme të interesit.

“Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe kordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Lexo dhe: MINT: Mirëpresim hetimin, duhet të hetohen edhe përpjekjet për keqinformim

MINT-i ka kërkuar nga organet e hetimit të mos e cenojnë sigurinë shtetërore sa u përket rezervave.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cënojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim u kërkohet edhe mediave të mos shpërndajnë lajme të pakonfirmuara, sepse sipas tyre procesi i furnizimit me rezerva shtetërore është bërë sipas legjislacionit në fuqi.

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e tre të dyshuarve për “keqpërdorim të rezervave shtetërore”.

Siç njofton Prokuroria, të pandehurit, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Lexo dhe: “Afera për vajin dhe grurin”, ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika