Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në emisionin “FIVE” ka komentuar aksionet e Policisë së Kosovës në tri lokacione, ku u arrestuan dy zyrtarë të Ministrisë Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, ministri kjo e udhëhequr nga, Rozeta Hajdari, dhe i arrestuar i tretë është një biznesmen nën dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore.
Qalaj ka thënë se ministrja Hajdari javën e ardhshme do të detyrohet të jap dorëheqje dhe do të intervistohet nga prokurori i Prokurisë Speciale. Gjithashtu, Qalaj ka theksaur se Hajdari mund edhe të arrestohet.
“Unë ajo çka duhet të mendoj do të ishte e rrugës do të jepte dorëheqje nga pozita e ministres dhe ftoj organet e rendit dhe drejtësisë që të hetojnë pa asnjë hetim. Ky do të ishte një ministre të përgjegjshme dhe një ministre që ia don të mirën Kosovës. Ajo javën e ardh nëse jo do të detyrohet të jap dorëheqje… Ajo do të jetë subjekt i intervistimit nga prokurori i Prokurorisë Speciale…Javën e ardhshme mund të arrestohet Rozeta Hajdari… Ne deputet e PDK-së ka shumë muaj që kemi ngrit alarmin për rezervat shtetërore dhe informatat mbi dyshimet për keqpërdorimet për rezervat shtetërore”, ka thënë Qalaj.
Më tej duke folur për aferat “vaji” dhe “gruri”, Qalaj ka thënë se rreth 50 tonë grurë nuk kanë arrit në Kosovë ndërsa transporti i vajit është paguar dy here.
“Ne dimë se 50 tonë gurë nuk kanë ardh në Kosovë, ndërsa për vajin transporti është paguar dy herë. Pagesa për vaj është bërë dy ose tri ditë para të nënshkruhet kontrata. Ky hetim ka filluar tre muaj më herët. Kur Task forca dh shefi i saj kanë bërë një raport informues për Prokurorisë Speciale për dyshohet se si janë siguruar dhe blerë rezervat shtetërore. Dhe kjo i ka i kushtuar me pozite shefit të Task forcës zotit Hazirit që të pengohet hetimet”, ka theksuar Qalaj.
Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.
Ndërsa, Prokuroria Speciale ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e tre të dyshuarve për “keqpërdorim të rezervave shtetërore”.
Siç njofton Prokuroria, të pandehurit, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.
“Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit “, thuhet tutje.
Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audio-incizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it, të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.