Është rritur numri i zyrtarëve të policisë, nga radhët e komunitetit serb, që kanë dhën ëdorëheqje nga policia e Kosovës.
Përderisa të enjten bëhej fjalë për 3 zyrtarë, sipas Presidnetes Vjosa Osmani, të premten ky numër ka mbërritur në 7.
Ata ishin pjesë e gjeneratës së fundit të të diplomuarve në Policiën e Kosovës.
Pas një fushate linçimi ndajtyre që i parapriu dorëheqjes, gishtin e fajësisë presidentja Osmani e ka drejtuar tek Beogradi zyrtar, të cilin e ka akuzuar për këto veprime, ndaj të cilave ka kërkuar reagimin e faktorit ndërkombëtarë.
“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e Marrëveshjeve të Brukselit, të cilat edhe kanë paraparë që një numër i policëve serbë të jenë të komuniteteve, pra varësisht nga kompozicioni etnik i komunave. Unë pres nga BE-ja që të marrin masa ndaj Serbisë dhe presidentit Vuçiq, për këtë shkelje të marrëveshjeve të Brukselit dhe të marrëveshjeve të Brukselit dhe do të thosha edhe shkelje të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Nuk ka asnjë pikëpyetje se prej nga po vjen ky presion, dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë e dinë këtë shumë mirë, sepse ma kanë konfirmuar mua në çdo takim, se presioni ndaj policëve serbë vjen nga Serbia dhe strukturat e saj. Ndaj, presim që dënimi i këtyre akteve të jenë bashkë më dënimin e autorëve, e autori është në Beograd”, ka thënë Osmani.
Kryeministri Albin Kurti, nuk pranoi të flasë për këtë, derisa në rrjete sociale gjatë ditës ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, i cili ka thënë se Begradi është përgjegjës për dorëheqjen e policëve.
“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka thënë Sveçla.
Se zyrtarët policor serb janë fyer, nëncmuar e janë kërcënuar gjatë kohës sa kanë qenë në detyrë, e thotë e edhe Ministri për Komunitete dhe kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.
Sipas tij nuk ka asnjë serb në Kosovë që s’i ka ndjerë kërcënimet e tilla të paktën njëherë.
“Fatkeqësisht, ndoshta nuk ka asnjë serb të Kosovës që të paktën një herë personalisht të mos i ketë ndjerë kërcënimet e egra nga ‘forca e padukshme malore’ që shkatërron çdo vepër dhe çdo dëshirë për bashkëjetesë në Kosovën tonë të bukur me metodat e saj shkatërruese. Në 11 vjetët e fundit të mbijetesës dhe qëndrimit tonë këtu i janë bërë dëme të pariparueshme dhe sigurisht që nuk mbaron me kaq, na thonë se do të ‘luftojnë’ deri në serbin e fundit kosovar”, ka thënë Rashiq.
Për dorëheqjet nga policia e kosoëvës, fillimisht gjatë së enjtes folën ambasadori Amerikan Jeff Hovenier dhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, që vlerësuan si shqetësuese situatën, e të cilën thanë se janë duke e njekur nga afër.
Përveç tyre, ndaj rastit kanë reagaur tashmë edhe ambasadorë të shteteve të tjera evropiane në vendin tonë, siç kishin kundërshtuar e dënuar edhe fushatën linquese të muajit të kaluar ndaj zyrtarëve të rinj policor nga radhët e komunitetit serb.