Dyshimet për keqpërdorime në rezerva shtetërore, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim me detyrën zyrtare. Dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësësisë dhe Tregtisë, ndërsa i treti ëshë biznesmeni Ridvan Muharremi. Avokati i këtij të fundit, ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm, teksa prokuroria speciale pritet të kërkoj paraburgim për të dyshuarve.

Ilustrim

Rreth 1 muaj pas publikimeve të përgjimeve për aferën vaji e gruri, organet e drejtësisë këtë të premte kanë bastisur disa lokacione, e më pas kanë arrestuar edhe 3 persona si të dyshuar në këtë aferë.

Drejtori i Departmentit për rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë, Hafiz Gara dhe Drejtori i Deparmentit të integrimeve evropiane, Irfan Lipovica, kanë qenë dy prej zyrtarëve të arrestuar.

Në pranga mëngjesin e sotëm u vu edhe biznesmeni Ridvan Muharremi, i cili ishte përmendur në përgjimet e publikuara.

Bastisja, në biznesin dhe venbanimin e Muharremit ka nisur në orët e hershme të mëngjesit,  për të vazhduar edhe në objektin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësië e Tregtisë.

Gjatë bastisjes i pranishëm ishte edhe avokati i Muharremit, Mahmut Halimi i cili fillimisht tha se për klinetit e tij nuk ka urdhër arrest dhe se kanë shprehur interesimin për bashkëpiunim me organet e drejtësisë.

Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit ka thënë se “Kemi ende punë edhe pak. Ende nuk kemi flet arrest. Normal është pronar i banese pa të nuk kryhet bastisja. Normal i ka dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohe, jemi përgatitur për të vërteten. Po keni mujt me i lexuar me përcjell para tri dite ka qenë një reagim  të cilën i ka drejtuar opinionit publik përmes televizionit zotëri Ridvan, është njoftuar opinioni dhe organet e vendit”.

Megjithatë situatë ndryshe ishte vetëm një orë më pas. Nga biznesi i tij në pranga në duar u nxorr Ridvan Muharremi, e që avokati tha se ai vetëm po shoqërohet në prokurori.

Halimi ka thënë se “Urdhërarrest nuk ka, ka urdhër për bastisje, ende nuk ka urdhër të arrestit. Tash klientin tim e kanë dërguar direkt në Prokurorinë Speciale ku ka me dhanë një deklaratë e mandej vendoset se çfarë do të jetë epilogu dhe statusi. Ende nuk kemi dyshime, me siguri së është fjala rreth importit të sasisë së grurit edhe të vajit. Për ato do të japim sqarimet, provat janë gjitha ato, gjithçka do të sqarohet. Jam i shqetësuar se nuk di ka po vini informata mbrëmë në ora 23:10 minuta disa persona kanë paralajmëruar prezencën e organeve të hetimeve ne shtëpinë e zotit Muharremi”.

Teksa nga këtu, hetuesit e zyrtarët policor u larguan, bastisja vazhdonte në Ministrinë e Industrisë.

Nga aty, për në Prokurorinë Speciale, u shoqëruan edhe dy zyrtarët e ministrisë, e hetuesit morën me vete edhe një sërë dokumentesh.

Disa orë pas aksionit, prokuroria Speciale, ka dalë me njoftim për rastin dhe dyshimet ndaj të ndaluarve.

Prokuroria Speciale ka thënë se “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit”.

Muajin e kaluar, gazeta Nacionale publikoi një sërë përgjimesh ku flitej për keqpedorim të rezervave shtetërore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika