Tashmë janë bërë dhjetë ditë në zbatim të urdhrit operativ “Goditja” dhe Policia e Kosovës ka treguar aktivitetet e evidentuara deri më tani.
Sipas të dhënave të Policisë, gjatë këtyre dhjetë ditëve janë realizuar katër mijë e 402 pika kontrolli për automjete, një mijë e 314 prej tyre me radarë dhe alool-test.
Policia njofton se janë kontrolluar 25 mijë e 323 vetura dhe 353 lokale.
Tutje në të dhënat e publikuara të Policisë thuhet se janë arrestuar 122 persona, prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 43 armë.
“Edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.