Banesa e një polici gjuhet me armë, policia jep detaje

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se banesa e një polici është gjuajtur me armë. Rasti është raportuar nga personi i cili ishte në mbikëqyrje të banesës. Ndërkaq, hetimet janë duke vazhduar

Banesa e një zyrtari policor është gjuajtur me armë, të premten në Prishtinë.

Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, banesa ishte duke u mbikëqyrur nga një  dëshmitar në mungesë të pronarit të saj. 5 vrima ishin shkaktuar nga goditjet në dhomën e gjumit, gjersa gëzhoja armësh janë gjetur edhe jashtë banesës.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës pronë e një zyrtari policor nga një predhë e armës. Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit. Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë(5) vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së djeshmes.

Rast vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika