Një gjuajtje me armë zjarri në mes të Policisë së Kosovës dhe një të dyshuari ka ndodhur pas mesnatës në afërsi të Joshanicës në Leposaviq.
Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Në përpjekje për të ikur, i dyshuari kishte goditur policin me veturë.
“Nuk është ndalur, ka goditur një polic dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri”, ka thënë Elshani për Dukagjinin, gjersa theksoi se polici ka pësuar lëndime të lehta.
Sipas informatave të Elshanit për Dukagjinin, i dyshuari ishte duke bartur miell.