Përfundon seanca ndaj tre të arrestuarve për dyshime të keqpërdorimit të rezervave shtetërore, avokati: Drejtësia nuk bëhet te portalet

Pas kërkesës për caktim të paraburgimit, nga ana e Prokurorisë Speciale në Gjykatën në Prishtinë, është zhvilluar seanca ndaj tre të arrestuarve për keqpërdorime të rezervave shtetërore. E njëjta ka përfunduar pasdite. Tashmë, të arrestuarit janë në pritje të vendimit të gjykatës

Ka përfunduar seanca dëgjimore për masën e paraburgimit ndaj tre të arrestuarëve të djeshëm, dy zyrtarëve të MINT-it, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dhe biznesmenit, Ridvan Muharremit.

Avokatët e Irfan Lipovicës kanë thënë se klienti i tyre është i pafajshëm dhe se klienti i tij nuk e ka kryer veprën penale për të cilën është arrestuar.

“Ka përfunduar seanca dëgjimore, Prokuroria e bëri kërkesën për caktim të paraburgimit. Mbi bazën që i ka kërkesë Kodi i Procedurës Penale. Sipas mbrojtjes, shikimit të provave e materialeve sipas ligjit, pas analizimit, pas analizimit të kërkesës, nuk ka kushte për caktim të paraburgimit, madje as për dyshimin e bazuar, e as nivelin e dyshimit të arsyeshëm. Drejtësia nuk bëhet tek portalet dhe as nuk bëhet nëpër studio televizive. Bëhet me njerëz që kryejnë shkollë e kanë përvojë të madhe. Këta 3 persona që po e presin vendimin janë të pafajshëm”, ka deklaruar ai.

Ai thekson se të gjitha veprimet e tij janë në përputhje me ligjin.

“Seancë maratonike” e kanë cilësuar avokatët, pasi e njëjta ka nisur rreth orës 11:00.

Tashmë, ata janë në pritje të vendimit të gjykatës.

Tutje, avokati i tij Osmani ka theksuar se mbetet në duar të Prokurorisë të sigurojë prova, pavarësisht natyës së tyre.

Gjatë mëngjesit të së premtes, pas një muaji të përgjimeve që u etiketuan si “Afera e vajit dhe e grurit”, Policia e Kosovës kreu bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht, bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal i tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici. Kurse në MINT, u arrestuan dy zyrtarë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Bastisja e pronave të Muharremit nisi në orën 6:00 të mëngjesit, për të vazhduar më pas në bastisjen e ambienteve të MINT-it në orën 8:00.

Në polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Gara është shoqëruar në polici nga ambientet e MINT-it.

Disa zyrtarë policorë, së bashku me disa dokumente që janë marrë brenda zyrave, janë larguar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore, respektivisht të vajit dhe të grurit.

Gara dhe Lipovica dëgjohen në disa audioincizime të siguruara nga mediumi “Nacionale”, duke thënë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë.

Arrestimet për rezervat shtetërore – opozita kërkon shkarkimin e Hajdarit, Kurti e mbron

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika