“Gjuhë linçuese dhe shpifje, po vë në rrezik hetimet”, Shoqata e Prokurorëve i reagon Muratit

"Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, përmes këtij reagimi publik, për të satën herë me radhë shpreh indinjatën e thellë dhe shqetësimin në vazhdën e sulmeve dhe shpifjeve që po bëhen në adresë të prokurorëve. Sot (19/8/2023) në mesdite në rrjetin e tij social (i publikuar në portale) ministri Hekuran Murati ka bërë një postim duke përdorur gjuhë linçuese dhe shpifëse"

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Gjatë ditës së shtunë ministri i Financave, Hekuran Murati, duke iu dalë në krahë ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT_, Rozeta Hajdari, ka qenë i ashpër ndaj Prokurorisë Speciale – Prokuroi e cila po heton dy zyrtarë të MINT-it dhe një biznesmen nën dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore.

E ndaj kësaj kritike të Muratit ka reaguar Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, duke e cilësuar postim e ministrit si linçues dhe që vë në rrezik serioz hetim.

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, përmes këtij reagimi publik, për të satën herë me radhë shpreh indinjatën e thellë dhe shqetësimin në vazhdën e sulmeve dhe shpifjeve që po bëhen në adresë të prokurorëve. Sot (19/8/2023) në mesdite në rrjetin e tij social (i publikuar në portale) ministri Hekuran Murati ka bërë një postim duke përdorur gjuhë linçuese dhe shpifëse ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në veçanti ndaj Prokurorit të Shtetit Milot Krasniqi duke e cilësuar se gjoja prokurori i rastit nuk ka bërë asnjë hap lidhur me rastin që ministri Murati e përmend në postimin e tij. Në këtë mënyrë i njëjti jo vetëm që shpif por njëkohësisht e vë në rrezik serioz hetimin në fazën në të cilën është, duke e marrë parasysh se epilogu i hetimeve merr kohë në grumbullimin, analizimin dhe vlerësimin e provave dhe fakteve, me qëllim të përfundimit me sukses të secilit rast”, thuhet në reagim.

Më tej, ata akne dënuar gjuhën e përdorur nga Murati, e cila sipas tyre, është linçuese dhe stigmatizuese.

“Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën linçuese dhe stigmatizuese të përdorur nga ministri Hekuran Murati dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese, stigmatizuese dhe mbi  të gjitha shpifëse janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Krasniqi por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, Shoqata e prokurorëve të Republikës së Kosovës ju bënë me dije të gjithëve pa dallim dhe një herit edhe ju siguron që secili prokuror që është i dekretuar kryen punën e tij me nder, integritet dhe fisnikëri duke zhvilluar hetime të drejta të paanshme dhe në mënyre profesionale”, thuhet ndër te tjera.

Ata kanë vlerësuar se mbrojtja e pavarësisë dhe autoriteti të prokurorë është thelbësore.

“Shoqata e Prokurorëve, vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e pa tolerueshme dhe në kundërshtim me rregullat në një shoqëri moderne dhe demokratike. Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës jemi thellësisht të shqetësuar dhe një herit për të satën herë ju bëjmë thirrje të gjithë akterëve me peshë në jetën politike, ekonomike, sociale të përmbahen nga përdorimi i gjuhës ofenduese, nënçmuese, denigruese dhe shpifëse ndaj secilit prokuror. Edhe një herë e potencojmë dhe sigurojmë gjithë opinionin publik se ne jemi këtu për zbatim të ligjit në mënyrë të drejtë, të paanshme korrekte dhe mbi të gjitha profesionale në mënyrë që të krijojmë ambient të sigurt juridik për secilin qytetar të vendit”, përfundon reagimi i tyre.

Ndërkaq, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh tre të dyshuarëve, Hafiz Garës dhe Irfan Lipovicës dhe biznesmenit, Ridvan Muharremi, që u arrestuan të premten, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika