Të premten e 18 gushtit u shpërnda një lajm se zyrtari i arrestuar dje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica, “është dhëndër i Bedri Hamzës”, Kryetarit të Mitrovicës nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK).
Pas këtij lajmi kishte reaguar i pari i Mitrovicës, Bedri Hamza duke e përgënjeshtruar dhe quajtur “shpifje të ulët”, të cilën nëse autori i gënjeshtrës, Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, Qëndrim Krasniqi, nuk e tërheq, atëherë do të paditej për shpifje.
’’Nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë”, kishte shkruar Hamza në Facebook.
Zyrtari i LVV-së, Qëndrim Krasniqi një ditë pas, sot më 19 gusht ka pranuar se ka shpërnda ’’një informacion të gabuar’’ dhe se për të ka kërkuar falje.
Nga ana tjetër, sot (e shtune) u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh tre të dyshuarve që u arrestuan të premten, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.
Tre të dyshuarit janë dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi.
30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për keqpërdorim të rezervave shtetërore