Fermeri Bedri Ajupi nga fshati Zym i Opojës ka përfituar grantin prej 100 mijë euro.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke thënë se meritokracia është “kryefjala” e Qeverisë së tyre.
“Ai mbarështon 35 krerë gjithsej, 25 prej tyre lopë qumshtore dhe 10 viça për majmëri. Përmes këtij investimi, ai ka mundësi që ta zgjerojë dhe t’i ngrisë kapacitetet e veprimtarisë së tij blegtorale”, ka shkruar ministri i Bujqësisë.
Ai ka treguar se 5 milionë euro do të jetë vlera që do t’i kushtojmë Fondit Blegtoral përmes Programit për Zhvillim Rural 2023.
Ministri Peci ka shtuar se investimi në blegtori i kontribuon një zinxhiri vlerash në ekonominë rrethore, “sidomos për zonën e Dragashit, pasi edhe djathi i Sharrit si produkt final është karakteristikë e kësaj zone”.