Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin shqiptar që është më i vjetri i njohur në Evropë”

Nën liqenin e Ohrit në fshatin Lin, Shqipëri, është zbuluar një fshat i hershëm, i vjetër 8500 vjet. Gjetjet e arkeologëve zviceranë dhe shqiptarë tregojnë se kjo ishte qendër për bujqësi, zejtari dhe peshkim. Për këtë zbulim ka shkruar edhe mediumi amerikan "USATODAY"

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra në botë.

Dhe, këtij zbulimi i ka kushtuar një shkrim të veçantë edhe mediumi amerikan “USATODAY“, sipas të cilit, zbulimi nën liqenin e Ohrit në fshatin Lin, Shqipëri, konfirmon se vendbanimet në breg të liqenit të rajonit – i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut – janë shumë më të vjetra sesa pritej nga arkeologët.

Këtë pretendim, ky medium e ka thënë duke cituar Albert Hafner, profesor i arkeologjisë nga Universiteti i Zvicrës, Bern, në një intervistë me universitetin, përcjell Dukagjini.com.

“Gjetjet e bëra nga arkeologët zviceranë dhe shqiptarë me ndihmën e zhytësve profesionistë tregojnë se Lin shërbeu si një qendër për zhvillimin e bujqësisë, të zejtarisë dhe të peshkimit rreth 8500 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit të zbuluar deri më sot dhe madje edhe më i vjetër se të ngjashme me ato që gjenden në Italinë jugore dhe në mbarë Evropën”, kujton mediumi amerikan.

Më tej, vë në pah USATODAY, deri në gjetjen e projektit EXPLO, vendbanimet më të vjetra të njohura më parë në rajonet e Mesdheut dhe Alpine ishin disa qindra vjet më të reja.

“Hapësirat arkeologjike në liqenet e Ballkanit jugor (Greqi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut) ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të hetuar arkivat e pasura të ndryshimeve shoqërore dhe mjedisore në djepin e bujqësisë evropiane”, citon mediumi amerikan në faqen e internetit të projektit EXPLO.

Në këtë drejtim, mediumi amerikan thekson deklaratën e arkeologut shqiptar Adrian Anastasi, i cili tha për AFP-në se “ndërtimi i fshatit të tyre mbi shtylla ishte një detyrë komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse këta njerëz e bënë këtë zgjedhje”.

Ndryshe, sipas arkeologëve që folën me AFP-në, do të duhen edhe dy dekada që vendbanimi të eksplorohet dhe të studiohet plotësisht dhe të nxirren konkluzionet përfundimtare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika