Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në mbrëmjen e së dielës në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka theksuar se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore”- ka thënë ajo.
Ahmeti ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.