Haradinaj: Kurti duhet të kërkonte takim bilateral me SHBA-të

Gjersa ka cilësuar si të suksesshme vizitën e tij në SHBA, Haradinaj kritikon mungesën e veprimeve të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të kërkojë takim bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu që puna e mbetur në gjysmë të finalizohet.

I ftuar në “Debat Plus” pas takimeve të tij në SHBA, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeverisë së Kosovës është duke i  munguar iniciativa për komunikim bilateral me Departamentin e Shtetit.

“Kurti duhet të kërkonte takim bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’i thoshte se kemi lënë një punë në gjysëm”, ka thënë Haradinaj.

“Unë jam ankuar që është duke vazhduar ‘dialogu i teknikëve’ dhe qeverisë po i duket argëtuese të flas për qështjen e stikerave”, ka thënë Haradinaj, gjersa ka shtuar se ky është momenti ideal që Kosova të kërkojë njohjen nga Serbia, tani që kjo e fundit nuk po pranon ti vendosë sanksione Serbisë.

Haradinaj ka thënë se ai nuk është përpjekur të zbulojë çështje të reja në takimet e tij duke thënë që shqetësohet se “marrëdhëniet e acaruara” të Kurtit mund të jenë një problem për Kosovën.

“Jam i habitur nga Kurti”, ka theksuar ai.

Lideri i AAK-së ishte pritur në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, me të cilin kishte biseduar “për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe njohjen reciproke të saj”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika