Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur për raportet të cilat Kosova, duhet t’i ketë me Shtetet e Bashkuar të Amerikës (SHBA).
Hardinaj, ka thënë se Albin Kurti, duhet të kërkojë takimi bilateral dhe sy me sy që t’i kërkojë ndihmën e Shteteve të Bashkuar.
“Është një momenti i favorshme që Kosova ta kërkojë ndihmen e Amerikës, që të ketë rol direkt në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka deklaruar se “nuk duhet lejuar Amerikën që më na lutë, por ne duhet të rrimë korridoreve të Amerikës si dikur që nga koha e presidenti Rugova, deri sa ta përmbyllim çështjen me Serbinë”.
Lideri i AAK-së ka thënë se duhet që t’i lutemi Amerikës që ta përfundojnë edhe pjesën që ka mbetur, pasi na kanë “sjellë deri këtu edhe ju mund ta përfundoni këtë proces duke e bindur Serbinë që ta njoh Kosovën”.
“Amerika ka energji të përfundojë atë me të cilën kanë nisur më 1999 edhe këtë Kosova duhet ta dijë që ta marrë këtë energji edhe ta finalizojë me njohje nga Serbia e cila është aleate e Rusisë”.
“Serbia ka presion që me i vendos sanksione Rusisë edhe është në telashe dhe nuk duhet ta marrim njohjen nga ajo”, ka bërë të ditur ai.
Haradinaj ka ngritur disa pyetje se pse nuk i dërgojmë letër direkt president duke i kërkuar ndihmë në dialog që ky proces të përfundojë me njohje reciproke.