Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident në Drenas

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në Drenas

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Drenas, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Çikatovë e vjetër -Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika