Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave në Pejë pas një përleshje që kishte ndodhur të hënën e 16 majit.
Sipas njoftimit thuhet se një person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.
Ndërkaq, dy të dyshuarit e tjerë ishin larguar në drejtim të panjohur.
“Rreth orës 16:30 policia është informuar se në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë kishte ndodhur një përleshje mes disa personave”, thuhet në njoftim.
“Njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur të arrestojë edhe dy te dyshuarit të cilët ishin në arrati”, vijon njoftimi.
Ndërkohë, pas intervistimit me urdhër te prokurorit të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.