Hoxha: Kur i blejnë prindërit librat shkollor a bëhet çmimi më i perballueshëm

Kritika e analistit, Dibran Hoxha, ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit: Transferimi i mjeteve financiare për tekstet shkollore tek prindërit dhe përballueshmëria e çmimeve

Analisti Dibran Hoxha

Analisti, Dibran Hoxha ka reaguar ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me këtë vendim “kjo nuk eshte çeshtje e nxenesve, andaj per 2 vjet e gjyse qeverisje ish dasht MASHTI me zgjidhe kete pune”.

Sipas tij edhe ministrja Nagavci kishte potencuar gjatë një konference se çmimi per libra eshte i paperballueshem.

“Ministrja Nagavci ne konference tha se çmimi per libra eshte i paperballueshem. Kur i blejne prinderit a behet me i perballueshem (kur çmimi nuk ndryshon)? Shto ktu faktin qe librarite lokale e rrisin çmimin per sherbimin qe e ofrojne”, ka përfunduar Hoxha.

Ndryshe, më herët në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar mundësinë që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Ajo tha se kjo është bërë në mënyrë që të mos ketë hapësirë për keqpërdorime të çmimeve me libra shkollor.

Deri më tani tekstet shkollore janë blerë nga shtëpitë botuese dhe nuk ka pasur nevojë që prindërit t’i blejnë vetë ato.

Me vendimin e ri mjetet do të alokohen në llogari të prindërve dhe ata do t’i blejnë në librari.

“Jo rrallëherë kemi pasur raste të keqpërdorimeve dhe të njëjtat i kemi adresuar, kemi pasur jo vetëm dallim në vite në vit, por edhe në tekste të njëjtës klasë nga shtëpitë botuese. Një tekst një herë është shitur 3 euro në vitin vijues 13 euro.

“Sivjet jemi duke shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore sipas obligimit ligjor të MASHT-it të bëhet në llogaritë e prindërve dhe t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre. Shpejt brenda dy tri ditëve do të vendosim përfundimisht për këtë që po e shqyrtojmë”, tha Nagavci.

Rimbursimi, sipas Nagavcit, do të bëhet përmes faqes e – Kosova, ku shumica e prindërve kanë të hapur llogari.

“Mënyra si është menduar të bëhet rimbursimi ka të bëjë me derdhjen e mjeteve në xhirollogari. Është dizajnuar faqja në e-Kosova. Pjesa më e madhe e prindërve i kanë të hapura llogaritë. Do të jetë proces i lehtë, ku prindi në momentin që identifikon veten dalin emrat e fëmijëve, do të zgjedhet shkolla që krejt të shkojë në rregull, dhe në fund është edhe një klauzolë ku secili e merr përgjegjësinë që mjetet do t’i marrë, do t’i përdorë për blerjen e teksteve. Pagesa do të bëhet paraprakisht, pra mjetet të dalin e pastaj ato të shpenzohen për libra. Nuk do të ketë nevojë për fatura e tema të tjera. E kemi paraparë një shënim ku prindi e verifikon që mjetet i vendosen në llogari do t’i përdorë për blerjen e teksteve për fëmijë. Këto janë obligime të përbashkëta, të qeverisë, prindërve, shkollave e komunave”, tha ajo.

Nagavci tha se nuk do të ketë vonesa dhe se librat do të jenë gati me një shtator kur edhe do të fillojë viti i ri shkollor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika