Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në takimin me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka biseduar për zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit.
Szunyog ka ritheksuar se zgjedhjet duhet të organizohen sa më shpejt në katër komunat veriore dhe me pjesëmarrjen e plotë e të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.
Kështu shkroi ai në platformën “X”.
“Diskutuam zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës me ministrin Elbert Krasniqi. Ritheksova se zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen sa më shpejt në katër komuna dhe në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.
Discussed early elections in northern #Kosovo with Minister @elbertkrasniqi.
Reiterated that early elections should be organized as soon as possible in four municipalities & in a fully inclusive manner with the full & unconditional participation of Kosovo Serbs. pic.twitter.com/HFIAMv7pw1— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) August 21, 2023