Zelensky në Athinë për takime me udhëheqësit e Ballkanit dhe BE-së

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të hënën ndodhet në Greqi për bisedime me udhëheqësit e këtij vendi

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të hënën ndodhet në Greqi për bisedime me udhëheqësit e këtij vendi, e të vendeve të tjera të Ballkanit, si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Zelensky u takua me Kryeministrin grek Kiyriakos Miksotakis dhe më vonë pritet të takohet me Presidenten e vendit, Katerina Sakellaropoulou.

Në mbrëmje Presidenti Zelensky pritet të marrë pjesë në një darkë të shtruar nga Mitsotakis për zyrtarë të lartë të nëntë vendeve të Ballkanit, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, thuhet në një njoftim të zyrës së zyrës së kryeministrit grek.

Në këtë ngjarje pritet të diskutohet mbi të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Shumë vende të këtij rajoni tashmë janë anëtare të BE-së, ndërsa vendet e tjera janë në proces anëtarësimi.

Greqia u është bashkuar partnerëve të saj të NATO-s dhe BE-së në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus dhe ka ofruar ndihmë ushtarake, përfshirë automjete ushtarake dhe municione.

Por Athina i ka rezistuar trysnisë për ta furnizuar Kievin me një sistem rus të mbrojtjes ajrore, të dislokuar në ishullin e Kretës. Greqia është e angazhuar në një fushatë të blerjes së armëve për ushtrinë e saj mes tensioneve në rritje me Turqinë, vendin fqinj, aleatin e NATO-s dhe rivalin e saj historik rajonal.

Darka në Athinë po mbahet për të shënuar 20 vjetorin e takimit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik që kishte për synim të përshpejtonte përpjekjet e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe Moldavisë, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës pritet marrin pjesë në darkën e punës në Athinë. Kryeministri grek Miktsotakis do të zhvillojë takime të veçanta me disa nga udhëheqësit e këtyre vendeve të hënën dhe të martën.

Një mungesë e theksuar në takim është ajo e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjin e saj veriperëndimor u përkeqësuan për shkak të burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili i arrestua në maj nën dyshimet për blerje votash.

Athina këmbëngul se ndalimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, u bë për motive politike dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

“Besoj se të gjithë e kuptojnë se nuk ishte e mundur që Rama të ftohej në një iniciativë kaq të rëndësishme”, tha zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis.

“Ne jemi serioz kur themi se rruga evropiane e Shqipërisë kalon përmes respektimit themelor të rregullave dhe ligjeve evropiane”tha ai, duke vënë në dukje se presidenti i Shqipërisë nuk e kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim./VOA

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika