Të martën parashihet mot me diell dhe vranësira ndërsa, me mundësi të reshura shiu. Nga e mërkura më ftohtë, me mot më të qëndrueshëm dhe më shumë diell në pjesën e dytë të javës, parashikon “Prishtina Weather”.
Të martën mbrëma dhe paraditen e së mërkurës depërtimi i një sistemi frontal do të mund të sjell kushte për rrebeshe shiu me bubullima.
Ndërsa nga dita e enjte do të kemi mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë diell, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta. Nga e premta dhe fundjavë temperaturat marrin trend rritës përreth vlerave më mesatare.
Më 17 maj, kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Më 18 maj, feskët, paradite me reshje të dobëta shiu. Ditën vransirat fillojnë të shpërndahen.
Më 19 maj në mëngjes ftohtë. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell, por mbetet më freskët.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 13C, mirëpo ditën e enjte dhe premte zbresin në 4C e 5C, ndërsa maksimalet pasi rritën deri në 28C ditën e martë, të mërkurën e enjten zbresin edhe në 17C e 18C.
Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e nga dita e mërkurë frynë edhe erë më e fuqishme nga krahu verior 7-15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave mesatare, e më pas në rritje të lartë mbi vlera normale.