Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, shkalla e papunësisë në Kosovë mbi 11 për qind

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 18,7%, ndërtimtaria 12,1%, arsimi me 10,3%, administrata publike dhe mbrojtja me 9,2%, prodhimi me 8,2%

Foto REL

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2023.

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë  (1 milion e  173 mijë e 978) janë popullsi në moshë pune (56 mijë e 520 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Persona aktivë ishin 29 mijë e 508 persona më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërsa persona joaktivë ishin 27 mijë e 10 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Persona të punësuar ishin 8 mijë e 789 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërsa persona të papunësuar ishin 38 mijë e 298 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas anketës së publikuar nga ASK-ja, përqindja e meshkujve të punësuar ishte 4,1% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse, përqindja e femrave të punësuara ishte 0,3% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërkaq, shkalla e punësimit ishte 2,3% më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse, shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-7,2%) sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Te të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-15,6%) sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shkalla e joaktivitetit vazhdon të mbetet e lartë

Siç vlerëson ASK-ja, shkalla e joaktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (61,5 %), duke u rritur me 0.6 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e joaktivitetit te femrat ishte shumë e theksuar 78.8 %, krahasuar me meshkujt, 44.2 %.

Tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 18,7%, ndërtimtaria 12,1%, arsimi me 10,3%, administrata publike dhe mbrojtja me 9,2%, prodhimi me 8,2%, etj.

Femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 55,2% të tyre.

Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë, administratës publike dhe mbrojtjes, prodhimit, si dhe në sektorët e aktivitetit për akomodim dhe shërbim me ushqim, me 62,6%.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika