Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonacharenko, ka deklaruar se shteti i tij Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Këtë deklaratë Gonacharenko e bëri pas takimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Deputeti ukrainas tha se duhet të ketë takime Ukrainë – Serbi, por sipas tij, duhet të kihet kujdes, pasi Serbia është aleate e Rusisë.
“Zelensky u takua me presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të komprometojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ai.
Zelensky met with the President of Serbia.
Serbia is an ally of Russia. We will not be able to drag Serbia to our side. And this is not because we are so bad, but because the population of Serbia supports Russia in some incredible majority.
Do we need to meet then? Yes of… pic.twitter.com/APbncEtCCp
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) August 22, 2023