Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka theksuar se ka pasur një takim edhe me Volodymyr Zelenskin, duke i ofruar edhe një herë mbështetje dhe ka theksuar se Kroacia do të ndihmojë në deminimin.
“Ne kemi një iniciativë së bashku me prokurorët ukrainas, kështu që do të ndajmë përvojën edhe në atë fushë. Diskutuam edhe nismën për shfrytëzimin e porteve kroate për eksportin e drithit dhe do të vazhdojmë me ndihmën politike dhe ushtarake. Në mbledhjen e Qeverisë të hënën do të kemi një paketë të re ndihme për Ukrainën prej rreth 30 milionë eurosh, ndërsa më herët kemi dhënë 160 milionë euro. Pra, dalëngadalë po i afrohemi asaj shifre prej 200 milionë eurosh”, ka thënë Plenkoviç.
Ai zbuloi se në takimin në Athinë është diskutuar për një këst të ri të mbështetjes prej një miliardë e gjysmë euro nga fondet e BE-së.
“I gjithë qëndrimi këtu ishte shumë i dobishëm dhe është mirë që takohemi në këtë mënyrë”, ka shtuar ai.
Ai vuri në dukje ndihma të mëtejshme politike, ekonomike, ushtarake dhe humanitare dhe përdorimin e porteve kroate për eksportin e drithërave.
Ukraina është mirënjohëse për ndihmën dhe se “çështja është që ky të jetë një tranzit përmes Kroacisë drejt vendeve të treta”.
Ndërsa, në fund, ai ka thënë se nuk e kanë përmendur presidentin Zoran Milanoviq dhe qëndrimet e tij.
Susret s predsjednikom @ZelenskyyUa. Hrvatska snažno podupire #Ukraine i ukrajinski narod koji pokazuje iznimnu hrabrost u obrani slobode i demokracije! Razgovaramo o daljnjoj političkoj, gospodarskoj, vojnoj i humanitarnoj pomoći te korištenju 🇭🇷 luka za izvoz 🇺🇦 žitarica. pic.twitter.com/NckDveZHBO
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) August 22, 2023